Advertisement

Ka nisur në ambientet e GJKKO gjyqi i dosjes “Veliaj”, ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe një sërë personash të tjerë.

Raportohet se në GJKKO është paraqitur biznesmeni Elman Abule, i cili është shoqëruar nga bashkëshortja.

Reklame

Kujtojmë se Abule është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Drejtoria e Burgjeve njofton gjykatën se: “Veliaj thotë nuk dua të paraqitem në seancë, dua të përfaqësohem nga avokati”.

Po ashtu, Drejtoria e Burgjeve i ktheu dhe përgjigje SPAK-ut për seancën e kaluar se pse nuk ishte lajmëruar Erion Veliaj për seancë.

Në kthim përgjigje thuhet se “ka qenë gabim njerëzor në administrimin e kërkesës”.

Reklame