Advertisement

Është zhvilluar këtë të hënë seanca e parë e gjyqit në themel ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Presidenti i Partisë së Lirisë mbërriti në ambientet e gjykatës nën masa të rrepta sigurie, ku u prit nga deputetë dhe mbështetës të tij.

Meta u shfaq i transformuar në pamje, ndërsa gjatë hyrjes në sallë përshëndeti të pranishmit me dy gishta, simbol i përdorur tradicionalisht nga demokratët, si edhe bëri simbolin e shqiponjës me duar. Në një moment ai deklaroi: “Shqipëria është e shqiptarëve”.

Reklame

Gjatë seancës, avokati i tij Kujtim Cakrani paraqiti kërkesë që Meta të mos qëndrojë në kafazin e xhamit në sallën e gjyqit.

Sipas mbrojtjes, mbajtja e tij në atë ambient është diskriminuese dhe e panevojshme.

“Për t’i diskriminuar kështu mbahen vetëm ata të ISIS-it”, mësohet të ketë deklaruar avokati Cakrani para trupës gjykuese.

Seanca u shoqërua me interes të lartë mediatik dhe pritet të pasohet nga përballje të forta ligjore në vijim.

Reklame