Policia ka finalizuar fazën e shtatë të operacionit të koduar “Relay”, duke arrestuar një grua 35-vjeçare që transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e Bashkimit Evropian.

Shtetasja E. Ç., 35 vjeçe, banues në Rrogozhinë, u kap në afërsi të Lezhës, teksa transportonte 5 emigrantë, të cilët i kishte marrë më parë në Vorë. Në automjetin tip BMW, që përdorej për aktivitetin kriminal, u sekuestrua si provë materiale.

Reklame

Sipas hetimeve, 35-vjeçarja dyshohet se ka marrë nga secili emigrant 2500 euro, me premtimin se do t’i dërgonte në Itali. Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale të gjithë personat e përfshirë në këtë rrjet trafikimi.

Pas kapjes, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Operacioni “Relay 7” vjen pas informacionit të marrë nga qytetarë dhe shërbime të specializuara, duke treguar efektivitetin e strukturave të Policisë në goditjen e trafikimit të emigrantëve drejt BE-së.

Reklame