Advertisement

Policia Kufitare ka ndëshkuar me masë administrative 500 mijë lekë të rinj drejtuesin e një mjeti lundrues që shkeli perimetrin e sigurisë në zonën bregdetare të Borshit, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë patrullimeve në zonën e quajtur “Krorëz”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues që kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në hapësirën ku pushuesit po laheshin.

Reklame

Pas verifikimeve dhe kryerjes së procedurave administrative, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos gjobë në vlerën 500 mijë lekë të rinj, ndërsa mjeti lundrues u bllokua.

Policia Kufitare bën apel ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e rezervuara për pushuesit.

Autoritetet theksojnë se kontrollet përgjatë vijës bregdetare do të vijojnë me intensitet, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit turistik.

Reklame