Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e Partia Socialiste e Shqipërisë, ku do të zhvillohet mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve.

Rama u pa duke hyrë në selinë rozë, ndërsa takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Reklame

Nuk janë bërë ende publike detaje mbi temat që do të diskutohen në mbledhje, por fokusi pritet të jetë te zhvillimet politike dhe organizimi i strukturave në qarqe.

Reklame