Gjatë marrjes në pyetje, Uljan Shpataraku ka dhënë shpjegime edhe për Audi A6 me të cilin u kap duke lëvizur bashkë me Ergys Agasin. Ai ka deklaruar se automjetin e kishte marrë rreth orës 10:00 në Durrës nga një shok që e njihte vetëm me emrin “Tomi”.
“Makina ime nuk funksiononte siç duhej, pasi herë pas here nxehej. Për këtë arsye lashë makinën time dhe mora makinën e shokut. Pasi e mora, shkova direkt në Elbasan”, ka dëshmuar ai.
Ai ka kundërshtuar edhe raportin e vëzhgimit të policisë, sipas të cilit rezulton se Shpatarku ka shkuar në kompleksin e vilave të Visit të Pojës ku fshihej Agasi, e ka marrë me makinë dhe më pas janë nisur drejt Elbasanit, ku kanë qëndruar për 5 orë pranë tregut agroushqimor në pronësi të Suel Çelës.
Reklame
Shpataraku ka deklaruar “Jo, nuk jam ndaluar fare, direkt në Elbasan. Nuk është raporti i vëzhgimit i saktë.”
Lexo edhe:
Reklame














