Momente tensioni u regjistruan në minutën e 24-t në duelin mes Kastriotit dhe Kukësit, të zhvilluar në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Gjithçka nisi pas një faulli të vendasve në krahun e majtë të fushës, situatë që degjeneroi në një përleshje masive mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Pas ndërhyrjes së arbitrit kryesor, ai që e pësoi më rëndë ishte sulmuesi i Kukësit, Tajo.

Reklame

20-vjeçari, i afruar me bujë në merkaton e dimrit nga Skënderbeu, u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Dyrmishi, duke u larguar nga fusha që në ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanellën e Kukësit.

Ndërkohë, për rolin e tyre në incident, lojtarët Samuel, Uilson dhe Hasa u ndëshkuan me karton të verdhë. Situata u qetësua vetëm pas disa minutash, ndërsa ndeshja vijoi mes tensionit të lartë në fushë.

Reklame