Deklarata e këngëtares Leonora Jakupi, drejtuar Dolces gjatë prime-it të fundit të Big Brother VIP Kosova (BBVK), ka bërë jehonë të madhe në rrjetet sociale, duke nxitur diskutime dhe reagime të shumta nga publiku.

Reagimet u fokusuan tek fraza e saj: “Më shpejt zë meshkuj se sa mua më zë gjumi”, e cila u interpretua nga disa si provokuese, ndërsa të tjerët e panë si një shprehje humori dhe vetëironike.

Reklame

Sqarimin mbi kontekstin e deklaratës e dha Valdrin Sahiti, i cili theksoi se mesazhi i Leonorës nuk kishte qëllim gjykimin e Dolces, por përkujdesjen dhe mëshirën ndaj saj.

“Në rastin e fundit që e kam diskutuar me Leonorën, mendoj se ajo më shumë u fokusua te ideja se si një femër nuk mund të ketë mëshirë për një femër tjetër, sesa te mënyra se si një femër mund të rigjenerojë lidhje ose të afektohet nga meshkuj të ndryshëm me periudha të shpejta. E di që kjo ka qenë ideja e mesazhit, për të treguar se nuk po ndihesh keq”, tha Valdrini.

Deklarata e Leonorës ka nxitur komentet e fansave dhe opinionin publik, duke e kthyer momentin në një nga më të diskutuarit e prime-it të fundit të BBVK.

Reklame