Advertisement
Një aksident është regjistruar në zonën e Xhafzotajt, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal.
Sipas informacionit nga Sektori i Planifikimit dhe Përballimit të Emergjencave Civile, menjëherë pas njoftimit nga policia, në vendngjarje është dërguar një mjet zjarrfikës me 4 punonjës.
Reklame
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa Policia e Shtetit po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Reklame













