Vatra e zjarrit që përfshiu masivin pyjor të Peshtanit në Fier është neutralizuar pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
Ndërhyrja e shpejtë e strukturave të emergjencave, e mbështetur edhe nga banorët e zonës, bëri të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në sipërfaqe të tjera.
Sipas bilancit paraprak, nga zjarri është djegur një kasolle e braktisur, ndërsa flakët kanë përshkuar rreth 7 dynymë me shkurre.
Për situatën ka reaguar edhe deputeti demokrat Luan Baçi, i cili ka kërkuar ndërhyrje të shpejtë të forcave në terren. Baçi ka rikujtuar se vetëm pak javë më parë një zjarr me përmasa të mëdha në Peshtan të Vogël shkaktoi dëme të konsiderueshme.
Pas neutralizimit të flakëve, forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e vatrave të zjarrit.
Lexo edhe:
Zjarret/ Situatë e vështirë në Krujë, Forcat e Armatosura në terren për mbrojtjen e banorëve
Zjarret në Shqipëri/ 45 vatra në 24 orë, 12 mbeten aktive në terren 839 forca













