Dy bankat më të fuqishme në Shqipëri, BKT dhe Credins Bank, janë djegur gjatë protestave në Tiranë. Ndërkohë, ABI Bank jo vetëm që ka mbetur e paprekur, por në ditën e katërt të protestës është pajisur me mbrojtje të posaçme, ndërsa sot ruhet nga katër punonjës të sigurisë private dhe 14 efektivë civilë të Policisë së Shtetit.
Djegia e BKT-së dhe Credins Bank gjatë protestave në Tiranë ka sjellë në vëmendje një kontrast që ngre pikëpyetje të forta mbi atë që po ndodh në kryeqytet. Dy institucione më të rëndësishme financiare janë përfshirë nga flakët, ndërsa ABI Bank ka mbetur e paprekur dhe është rrethuar me masa të posaçme sigurie.
ABI Bank lidhet me familjen kryeministrore përmes bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama. Në këtë kontekst, fakti që banka nuk është prekur nga sulmet, ndërsa dy banka të tjera të fuqishme janë djegur, merr një domethënie të veçantë në debatin publik.
Nëse djegia e bankave ka qenë qëllim i protestuesve, atëherë përse ABI Bank nuk u bë objektiv, ndërsa u goditën BKT dhe Credins Bank? Përse, në ditën e katërt të protestës, ABI Bank u pajis me mbrojtje të posaçme dhe sot ruhet nga katër punonjës të sigurisë private dhe 14 efektivë civilë të Policisë së Shtetit? Afërmendësh është se nëse djegia e bankave ka qënë në listën e studetëve për tu djegur, ato të parën do digjnin Abi Bank, jo këto të tjerat, që janë edhe konkurente të saj. Por në realitet nuk ndodhi kështu.
Këto janë pyetjet që dalin nga kontrasti mes institucioneve financiare të djegura dhe bankës që ka mbetur e paprekur. Për më tepër, BKT dhe Credins Bank janë ndër emrat e rëndësishëm të sistemit bankar shqiptar dhe konkurrentë në tregun ku operon edhe ABI Bank.
Pra, kush i dogji bankat? Me direktivë të kujt u kryen sulmet?
Edi Rama ka folur për një «dorë të errët» pas protestave. Por, kur dy banka digjen dhe një tjetër, e lidhur me familjen kryeministrore, mbetet e paprekur dhe merr mbrojtje të posaçme, lind dyshimi se prapa këtyre zhvillimeve mund të fshihet një skenar që nuk është ai që i është paraqitur publikut.
Ndoshta tani po bëhet më e qartë se kush mund të jetë dora e errët për të cilën flet kryeministri. Ndoshta ajo nuk duhet kërkuar vetëm te protestuesit, por edhe në vetë radhët e pushtetit. Madje, dyshimi më i rëndë është nëse kjo dorë mund të jetë vetë kryeministri, i cili, në vend që të shuajë zjarrin politik, mund të ketë interes ta mbajë atë të ndezur.
Këto pyetje kërkojnë përgjigje. Por deri atëherë, kontrasti mes bankave të djegura dhe ABI Bank të paprekur mbetet një nga elementet më të forta për t’u shqyrtuar në zbardhjen e asaj që ndodhi gjatë protestave në Tiranë.
Lexo edhe
ABI BANK mbulon vitrinat në hyrje të rrugës së Kavajës, nga frika e sulmeve
Pas skandalit të vjedhjes së llogarive, BSH zbarkon në Raiffeisen Bank për hetim














