Situatë e përshkallëzuar në protestën para Kryeministrisë. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është kthyer në një skenë përplasjesh mes protestuesve dhe policisë.

Në pamjet nga vendngjarja shihet një person i shtrirë pa ndjenja në tokë. Pas disa minutash, në zonë ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e nevojshme. Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar për gjendjen shëndetësore të personit.

Reklame

Ndërkohë, ndaj protestuesve është hedhur masivisht gaz lotsjellës, ndërsa tre autobotë me ujë kanë ndërhyrë duke hedhur ujë me presion drejt turmës. Sipas pamjeve dhe raportimeve nga vendngjarja, janë hedhur edhe gurë në drejtim të protestuesve.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi humbjen e ndjenjave të personit dhe cila është gjendja e tij.

Lexo edhe

Protesta në Tiranë/ Të rinjtë tregojnë plumbat e gomës që pretendojnë se i goditi policia

Kush e dogji BKT-në dhe Credins Bank? ABI Bank mbetet e paprekur dhe blindohen dyert e saj gjatë protestave

Reklame