Mes maleve të Mirditës, i rrethuar nga natyra dhe pasuritë e shumta nëntokësore, ndodhet Kurbneshi – një qytet që dikur gumëzhinte nga jeta, ndërsa sot ngjan me një “qytet fantazmë”.
Rrugët janë pothuajse të boshatisura. Pallatet mbajnë gjurmët e kohës, ndërsa shumë banesa kanë mbetur të mbyllura prej vitesh. Heshtja ka zëvendësuar zhurmën e minatorëve dhe të fëmijëve që dikur mbushnin rrugicat e këtij qyteti.
Kurbneshi ishte një nga qendrat më të rëndësishme minerare të Shqipërisë. Në nëntokën e tij gjenden rezerva të pasura bakri, kromi, piriti dhe mineralesh të tjera, pasuri që për dekada mbajtën gjallë ekonominë e zonës dhe siguruan punë për qindra familje.
Por me kalimin e viteve, mbyllja e aktiviteteve minerare, mungesa e investimeve dhe e vendeve të punës ndryshuan rrënjësisht fatin e qytetit.
Shumë familje u detyruan të largohen drejt qyteteve të mëdha ose jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë. Sot, në Kurbnesh nuk banon më njeri dhe në rrugët e tij shihet vetëm heshtja, Aty kujtohet vetëm koha kur qyteti ishte plot jetë. Edhe infrastruktura mbetet një nga problemet kryesore.
Edhe infrastruktura mbetet një nga problemet kryesore. Rrugët, shërbimet publike dhe mungesa e investimeve kanë ndikuar që largimi i banorëve të vazhdojë vit pas viti.
Megjithatë, potenciali i Kurbneshit mbetet i jashtëzakonshëm. Përveç pasurive minerare, zona ofron peizazhe të mrekullueshme malore, ajër të pastër dhe një natyrë të paprekur, elementë që mund ta kthenin atë në një destinacion të rëndësishëm për turizmin malor dhe aventurën.
Banorët që ende jetojnë aty shpresojnë se një ditë Kurbneshi do të rikthehet në hartën e zhvillimit. Ata besojnë se me investime në infrastrukturë, turizëm dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të burimeve natyrore, qyteti mund të rifitojë gjallërinë që kishte dikur.
Sot, Kurbneshi mbetet një kujtesë e fortë se si një qytet që ndërtoi historinë e tij mbi pasuritë e nëntokës mund të zbrazet kur mungojnë investimet, zhvillimi dhe mundësitë për të rinjtë. Mes maleve të Mirditës, ai vazhdon të presë një kapitull të ri për të ardhmen.
Tragjedi në Mirditë, 45-vjeçari humb jetën nga energjia elektrike














