Për shumë njerëz, dita mund të nisë mbarë vetëm me një filxhan kafe. Dhe ju mund të mos e keni pirë ende sot, por dijeni se 1.6 miliard njerëz në botë ndajnë të njëjtin ritual.
Sipas studimeve të ndryshme, nevoja për të pirë kafe është e shkruar në ADN-në e secilit prej nesh. Personat që konsumojnë më shumë se tre filxhanë në ditë kanë një mbiprodhim të genit PDSS2, i cili lidhet me metabolizmin e kafeinës.
Por ndoshta nuk e keni pyetur veten: Në ç’orë është më mirë të pini filxhanin e parë të kafesë? Për këtë përgjigjet kronofarmakologjia, një disiplinë që studion oraret optimale për konsumimin e ushqimeve, pijeve dhe medikamenteve.
Sipas një studimi të Society for Neuroscience, momenti më i këshillueshëm për të pirë kafenë e parë është midis orës 9:30–11:30, pasi në këtë interval niveli i kortizolit në gjak ulet fiziologjikisht. Kafeina, përbërësi kryesor i kafesë, riaktivizon mekanizmat biologjikë të metabolizmit, nxit prodhimin e hormonit të adenosinës dhe dopaminës, dhe ndihmon rritjen e shëndetshme të kortizolit.
Një tjetër moment i rekomanduar për konsumimin e kafesë është gjatë orës 17:00–18:00, kur organizmi mund të përfitojë nga një dozë e vogël energjie pa dëmtuar ciklin natyror të gjumit.
Pra, në vend që të besoni vetëm instinktin, shkenca sugjeron të përshtatni ritualin e kafesë me oraret biologjikë për një efekt maksimal energjie dhe vigjilence.














