Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës Kristian Sterjo, 20-vjeçari i akuzuar për vrasjen e shokut të tij të fëmijërisë, Johan Zukos.
Sterjo është shoqëruar në gjykatë nën masa të shtuara sigurie, ndërsa sot pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.
20-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Vendimi i Gjykatës së Korçës do të përcaktojë masën e sigurisë ndaj Sterjos, i cili po hetohet në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Johan Zuko.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.
Lexo edhe:
Korçë/ RENEA tek varrezat në kërkim të autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko
Korçë/ Arrestohet 20-vjeçari Kristjan Sterjo, dyshohet se vrau Johan Zykon














