Advertisement

Largimi i C.Ronaldo-s nga ekipi përfaqësues i hapi rrugë Rafa Leao-s jo vetëm të zbriste në fushë si titullar ndaj Danimarkës, por befasia e madhe ishte fakti që Leao mori numrin 7-të, numrin legjendar të CR7.

Leao qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të, i vlerësuar nga mediat me notën 7.2:

Reklame

“Ishte speciale për mua të mbaja në fanellë numrin e Cristiano-s, ai është idhulli im që kur isha fëmijë. Të dy fëmijët e mi kanë lindur më datë 7-të.

Bëra më të mirën timë për të respektuar këtë numër, këtë fanellë. Jam i lumtur që fituam këtë takim”, u shpreh Leao pas suksesit 4-2 përballë Danimarkës.

Lexo edhe:

Protestë para Kuvendit. Banorët e Memaliajt dhe Fushë-Arrëzit kundër hartës së re territoriale

Erion Braçe përleshet me protestuesit, ndërhyn deputeti i PD

Reklame