Advertisement

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për një tjetër pikë problematike në infrastrukturën rrugore, duke e cilësuar kryqëzimin në Savër si një “kryqëzim vdekjeje”.

Sipas tij, shumë jetë njerëzish janë humbur në këtë segment rrugor, që ndodhet përpara zonës së njohur si “Pushimi i Shoferit”, një pikë me qarkullim të lartë automjetesh, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Reklame

Korreshi thekson se zgjidhja është konkrete dhe ekziston prej vitesh: një urë që mund të shërbejë si mbikalim, me gjatësi rreth 250 metra, por që nuk është vënë në funksion. Sipas tij, ndërhyrja në këtë vepër infrastrukturore do të kishte ndikim të menjëhershëm, duke shpëtuar jetë dhe duke lehtësuar trafikun e rënduar në zonë.

Deputeti akuzon institucionet për neglizhencë dhe mungesë vullneti për të adresuar problematika të tilla, duke theksuar se prioritet duhet të jetë siguria rrugore dhe jo zvarritja e projekteve që mund të shmangin tragjedi.

Reklame