Një shtetas ukrainas i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, sapo ka zbritur në territorin shqiptar.
Bëhet fjalë për Anatolii Streletskyi, 53 vjeç, i cili kërkohej nga autoritetet ukrainase nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale.
Arrestimi u bë pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe Njësisë së Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Pas arrestimit, Interpol Tirana ka nisur procedurat me homologët ukrainas për ekstradimin e tij drejt Ukrainës.
Autoritetet shqiptare e kanë cilësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e informacionit si një element të rëndësishëm në luftën kundër krimit transnacional.
Streletskyi konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.
Lexo edhe
Parashikimi i motit 8 tetor. Mot i paqëndrueshëm, shi dhe shtrëngata në disa zona
Horoskopi, 8 tetor/ Lexo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë














