Advertisement

Vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Halil të Krujës vijon të jetë një problem i përsëritur për banorët e zonës.

Pamjet e filmuara pasditen e djeshme tregojnë mbetjet të përfshira nga flakët, ndërsa tymi i dendur është përhapur në zonën përreth. Banorët shprehen të shqetësuar për pasojat e tymrave, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

Reklame

Sipas banorëve, raste të tilla janë përsëritur disa herë gjatë kësaj periudhe. Ata dyshojnë se zjarret mund të jenë të qëllimshme, por kjo mbetet për t’u verifikuar nga autoritetet.

Pas njoftimit, shërbimi zjarrfikës i Krujës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndërhyrë për izolimin e flakëve.

Banorët ngrenë gjithashtu shqetësimin se, pavarësisht rasteve të përsëritura të zjarreve në këtë vendgrumbullim, deri më tani nuk ka një person të ndaluar apo të arrestuar lidhur me zjarrvëniet e dyshuara.

Ata kërkojnë ndërhyrje të autoriteteve për të parandaluar përsëritjen e situatës dhe për të identifikuar përgjegjësit, nëse zjarret rezultojnë të qëllimshme.

Lexo edhe

Horoskopi, 8 tetor/ Lexo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Kuvendi “blindohet” për protestën. Forca të shumta policie rrethojnë Parlamentin

Reklame