Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras, në zonën e ish-Poçerisë, përgjatë unazës perëndimore të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse i është vendosur derës së banesës së Ardjan Baçinës, punonjës i policisë në sektorin e kriminalistikës.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Pritet që grupi hetimor të kryejë veprimet e nevojshme për të dokumentuar vendngjarjen, për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse dhe për të zbardhur autorët e mundshëm të këtij akti.
Hetimet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e shpërthimit dhe nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e punonjësit të policisë.
Lexo edhe
Revolta e studentëve, humb ndjenjat një prej protestuesve
Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e protestave në Shqipëri












