Pas shpërndarjes në disa rrugë të kryeqytetit, protestuesit janë bashkuar sërish dhe, në numër të madh, janë drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e qeverisë së Edi Ramës.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë hedhur thirrje kundër qeverisë dhe Policisë së Shtetit, mes tyre: “Qeveria e krimit”, “Policia e krimit” dhe “Rama, jep dorëheqjen!”
Ndryshe nga momentet e mëparshme të tensioneve, marshimi drejt Kryeministrisë po zhvillohet aktualisht në mënyrë të qetë.
Kordonë policie para Kryeministrisë
Përpara godinës së Kryeministrisë janë vendosur forca të shumta policore, të cilat kanë krijuar kordone sigurie për të penguar afrimin e protestuesve pranë godinës.
Kryeministria mbetet një nga objektivat kryesore të tubimit, ndërsa deri në këto momente, sipas situatës së raportuar, nuk janë thyer xhama në këtë godinë. Prania e madhe e policisë ka kufizuar afrimin e protestuesve.
Protesta vijon me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe kundërshtime ndaj mënyrës se si policia ka ndërhyrë gjatë tubimeve të ditëve të fundit.
Situata para Kryeministrisë mbetet në zhvillim, ndërsa pritet të shihet nëse marshimi do të vijojë i qetë apo do të ketë përshkallëzim të tensioneve.
Lexo edhe
Berisha: Rama të japëdorëheqjen, po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë
Mes protestave, Rama publikon mesazhin: “S’ka forcë në botë që e rrëzon Shqipërinë”













