Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në Tiranë, në afërsi të ambienteve të SPAK-ut, ku një burrë dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij.

Sipas të dhënave paraprake, gruaja është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Reklame

Raportohet se ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe dyshohet se ka ndërruar jetë. Megjithatë, pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet shëndetësore dhe Policia e Shtetit.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, përcaktimin e rrethanave dhe motivit të mundshëm të konfliktit.

Detaje të tjera pritet të bëhen publike në vijim, pas përfundimit të veprimeve të para hetimore dhe një njoftimi zyrtar nga Policia.

Lexo edhe:

Tiranë/ Policia Rrugore me “dorë të hekurt”, 7 arrestime dhe 6819 gjoba në 72 orë

“Nuk po u pëlqen burgu”/ Agasi dhe ish-drejtuesi i Policisë kërkojnë masë më të butë në Apel

Reklame