Autoritetet italiane kanë zbuluar një laborator droge në një magazinë në zonën industriale të Cittadellës, pas disa javësh vëzhgimi të fshehtë nga karabinierët.
Operacioni i zhvilluar nga forcat e rendit çoi në arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e 434 bimëve marihuane të kultivuara në ambiente të mbyllura.

Në mesin e të arrestuarve janë dy shtetas shqiptarë:

Reklame

Anxhelo Hitaj, 21 vjeç, banues në Cittadella

Antenis Cobaj, nga San Martino di Lupari

Së bashku me ta u arrestua edhe Patrizio Guarise, 69 vjeç, nga Rossano Veneto.
Të tre personat akuzohen për prodhim dhe mbajtje të paligjshme të lëndëve narkotike dhe psikotrope.

Sipas mediave italiane, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse laboratorët ishin pjesë e një rrjeti më të gjerë shpërndarjeje.
Më 6 nëntor është caktuar seanca e konfirmimit të arrestimeve para gjyqtarit Claudio Marassi.

Reklame