Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos reagoi pas vendimit të Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së, duke kërkuar që aktgjykimi të respektohet dhe duke theksuar se ai ka të bëjë me përgjegjësinë individuale, jo me Kosovën. Ajo u bëri thirrje të gjitha palëve të ndihmojnë në pajtimin dhe të punojnë për shërimin e plagëve të së kaluarës, duke nënvizuar se vetëm përmes pajtimit rajoni mund të ecë përpara drejt Bashkimit Europian.
Lexo edhe
Reklame
Reklame















