Marta Kos kërkon respektimin e vendimit të Hagës: Vetëm pajtimi e çon rajonin drejt BE-së

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos reagoi pas vendimit të Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së, duke kërkuar që aktgjykimi të respektohet dhe duke theksuar se ai ka të bëjë me përgjegjësinë individuale, jo me Kosovën. Ajo u bëri thirrje të gjitha palëve të ndihmojnë në pajtimin dhe të punojnë për shërimin e plagëve të së kaluarës, duke nënvizuar se vetëm përmes pajtimit rajoni mund të ecë përpara drejt Bashkimit Europian.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Vendimet e saj duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me llogaridhënien individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. U bëj thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm nëpërmjet pajtimit vendet e rajonit mund të kapërcejnë përçarjet dhe të përparojnë drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE.” tha Kos.

Lexo edhe
A shuhet dënimi i ish luftëtarëve të UÇK-së duke shkrirë Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë?
‘Dënimi i Thaçit është skandaloz’, Richard Grenell kërkon mbylljen e Gjykatës Speciale: Kurti të veprojë menjëherë
Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version