Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë.
Kërkesa e paraqitur nga mbrojtja e Metës synonte zëvendësimin e masës së “arrestit në burg” me një masë më të butë sigurie.
Reklame
Ndërkohë, një ditë më parë, Metës iu pranua kërkesa për të lënë kafazin e qelqtë dhe të qëndrojë pranë avokatit të tij gjatë seancës.
Ilir Meta mbahet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në Shtetet e Bashkuara, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.
Lexo edhe:
Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh/ SPAK nis verifikimet, sekuestrohen përgjimet
Reklame















