Partia Demokratike e Kosovës ka pezulluar kandidaturën e Vlora Çitakut për postin e nënkryetares së Kuvendit, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese për procesin e konstituimit të legjislativit.

Në një shkresë zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, të firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, partia argumenton se vendimi është marrë për shkak të, sipas saj, shkeljeve të vazhdueshme të detyrimeve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Reklame

PDK thotë se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar vlerësimin e situatës së krijuar dhe, deri në marrjen e një vendimi, nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e procesit të konstituimit.

Në shkresë theksohet se pezullimi i kandidaturës së Çitakut nuk do të thotë se PDK heq dorë nga posti i nënkryetarit të Kuvendit.

“Tërheqja e kandidaturës së tanishme nuk nënkupton se Partia Demokratike e Kosovës heq dorë nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit që i takon, dhe as se refuzon të propozojë kandidatin e saj për këtë pozitë”, thuhet në dokument.

Lexo edhe:

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Kriza politike në Kosovë, Albin Kurti bën një hap pas! Vetëvendosja: Nesër mblidhet seanca konstituive

Reklame