Ndryshime në Policinë e Juglindjes/ Mark Gjonmarku emërohet shef i Qarkullimit Rrugor në Korçë

Kryekomisari Mark Gjonmarku është emëruar në krye të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë.

Gjonmarku ka mbajtur më herët të njëjtin pozicion në Berat.

Ndërkohë, Klemend Pikuli, i cili prej më shumë se dy vitesh drejtonte Sektorin e Qarkullimit Rrugor në Korçë, është transferuar në një pozicion në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Ndryshimet vijnë në kuadër të lëvizjeve të fundit në radhët e Policisë së Shtetit në Juglindje të vendit.

Lexo edhe

Emërime të reja në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në tre qarqe

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Ndryshime në Elbasan, Berat dhe Korçë, ja emërimet e reja

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version