Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, pranë “Rrethrrotullimit të Levanit”.
Dy automjete, një Audi dhe një Benz, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën drejtuesi i Audi-t, Dashmir Beca, 55 vjeç.
Beca ka ndërruar jetë në vendngjarje. Trupi i tij është transportuar më pas drejt morgut.
Drejtuesi i automjetit tjetër, Gesti Muskaj, 40 vjeç, ka mbetur i plagosur, por raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Të plagosur kanë mbetur edhe tre pasagjerë që udhëtonin në automjetin Benz, të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut.
Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara mund të ketë qenë një nga shkaqet e aksidentit, duke e bërë të vështirë manovrimin dhe shmangien e përplasjes.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota dhe shkakun e aksidentit.
Lexo edhe:
Aksidentohen në Peshkëpi pas ndjekjes nga policia, 3 të arrestuar! Në makinë gjendet armë zjarri















