Aksident tragjik në Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari pas përplasjes së dy makinave (EMRI)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, pranë “Rrethrrotullimit të Levanit”.

Dy automjete, një Audi dhe një Benz, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën drejtuesi i Audi-t, Dashmir Beca, 55 vjeç.

Beca ka ndërruar jetë në vendngjarje. Trupi i tij është transportuar më pas drejt morgut.

Drejtuesi i automjetit tjetër, Gesti Muskaj, 40 vjeç, ka mbetur i plagosur, por raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Të plagosur kanë mbetur edhe tre pasagjerë që udhëtonin në automjetin Benz, të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut.

Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara mund të ketë qenë një nga shkaqet e aksidentit, duke e bërë të vështirë manovrimin dhe shmangien e përplasjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota dhe shkakun e aksidentit.

Lexo edhe:

AKSIDENT TRAGJIK/ Përplasen 5 makina në aksin Durrës-Tiranë, humb jetën 45-vjeçari pas goditjes nga kamioni (EMRI)

Aksidentohen në Peshkëpi pas ndjekjes nga policia, 3 të arrestuar! Në makinë gjendet armë zjarri

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version