Policia Rrugore e Dibrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut gjatë sezonit veror.
Gjatë periudhës 17–30 gusht 2026, janë evidentuar gjithsej 1760 shkelje të Kodit Rrugor, për të cilat janë vendosur masat administrative përkatëse.
Numrin më të madh e zënë 769 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar, ndërsa janë vendosur edhe 364 masa për parakalime të gabuara.
Policia ka konstatuar gjithashtu:
- 174 raste për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
- 149 raste për mospërdorimin e rripit të sigurimit;
- 12 drejtues që drejtonin automjetin nën efektin e alkoolit;
- 23 raste me xhama të errësuar të pahomologuar;
- 15 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit;
- 254 shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Sipas Policisë Rrugore, kontrollet do të vijojnë në të gjitha rrugët e qarkut Dibër, me përdorimin e mjeteve teknologjike për evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, ndërsa qytetarët ftohen të denoncojnë shkeljet në numrin pa pagesë 112.
Lexo edhe:
Rrugorja në Tiranë/ 19 procedime dhe 530 gjoba ndaj drejtuesve të motomjeteve














