Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Zhymë të Lushnjës, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe ka plagosur rëndë babain.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në banesën e familjes.
I dyshuari është Florion Dalladaku, 45 vjeç, ndërsa viktimë ka mbetur nëna e tij, Fanije Dalladaku, 80 vjeçe. Babai i tij, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sipas të dhënave paraprake, 45-vjeçari dyshohet se ka përdorur një sqepar, duke goditur prindërit e tij për motive që ende nuk janë bërë të qarta.
Policia bën me dije se autori, i cili dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa menjëherë pas ngjarjes dhe ndodhet në arrati.
Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të tij, ndërsa në zonë janë ngritur edhe postoblloqe dhe po kryhen kontrolle për lokalizimin dhe arrestimin e 45-vjeçarit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Lexo edhe
Vrasje e dyfishtë në Dukagjin, babë e bir ekzekutohen me armë zjarri, një person i plagosur rëndë
Plagosje me hanxhar në Delvinë, 45-vjeçarja dërgohet në spitalin e Sarandës















