Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka publikuar një video në Facebook, ku tregon përdorimin e teknologjive moderne nga Policia e Shtetit për monitorimin e qarkullimit rrugor.

Lamallari bën të ditur se dronë, radarë, mjete inteligjente dhe teknologji moderne po përdoren për të monitoruar në kohë reale akset rrugore, me qëllim evidentimin e shkeljeve dhe parandalimin e aksidenteve.“Me dronë, radarë, mjete inteligjente dhe teknologji moderne, Policia e Shtetit po monitoron në kohë reale akset rrugore për të evidentuar shkeljet dhe për të parandaluar aksidentet”, shkruan ministri.

Reklame

Lamallari thekson se respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është detyrim për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe jo një çështje zgjedhjeje.“Rregullat e qarkullimit nuk janë më zgjedhje, por detyrim për t’u respektuar nga të gjithë. Kështu mbrojmë veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës”, shprehet ministri.

Sipas Ministrisë së Brendshme, përdorimi i teknologjisë në monitorimin e trafikut synon të rrisë kontrollin në rrugë dhe të kontribuojë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Reklame