Pas vetëm 5 orësh nga vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil, Policia ka arrestuar autorin e dyshuar në aksin Levan-Fier.

Në pamjet e publikuara nga operacioni shihet momenti i ndalimit të 29-vjeçarit S. V., i dyshuar për vrasjen e të riut francez.

Reklame

Kapja u realizua falë koordinimit mes shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Shërbimet operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” të Fierit, ngritën një pikë kontrolli në aksin rrugor Levan-Fier, ku arritën të lokalizojnë dhe ndalojnë automjetin.

Detaji i arrestimit është i veçantë. 29-vjeçari ishte fshehur në bagazhin e një makine, e cila drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke. Në automjet ndodhej edhe një 38-vjeçar, gjithashtu shtetas turk.

Të tre personat u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

29-vjeçari dyshohet se është autori i vrasjes së 20-vjeçarit francez Miguel Mendes, i cili u gjet pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në Ksamil.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Lexo edhe:

Detaje nga vrasja në Ksamil/ I riu francez u godit me thikë në shpinë e kraharor, konflikti dyshohet për një vajzë

Vrasja e francezit në Ksamil/ Sokrat Vata kapet në Levan, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Reklame