Janë publikuar pamjet e momenteve të para kur pallati në kompleksin “Arlis”, në Tirana, u përfshi nga flakët disa ditë më parë.

Nga videoja duket se një grumbull kartonash po digjej pranë fasadës së katit të parë, në një zonë ku ndodhej edhe një supermarket, duke ngritur dyshime se zjarri mund të ketë nisur pikërisht aty.

Reklame

Flakët përfshinë godinën për më shumë se 6 orë, në një përballje të gjatë me forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të vinin situatën nën kontroll. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati persona të lënduar.

Ndërkohë, policia ka proceduar penalisht disa persona lidhur me rastin, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

Reklame