Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve gjatë 12 orëve të fundit, ku janë raportuar 23 vatra zjarri, ndërsa 8 prej tyre vijojnë të jenë aktive.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 26 automjete zjarrfikëse, 310 forca operacionale dhe 103 efektivë të Forcave të Armatosura. Në ndërhyrje nga ajri janë përdorur gjithashtu 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë Air Tractor.

Reklame

Dajt, pas riaktivizimit të zjarrit mbi tunelet e Qafë Mollës, vijon ndërhyrja e forcave të MZSH-së dhe ADZM-së, me mbështetjen e një helikopteri të Forcave të Armatosura.

Priskë të Madhe operacioni vijon me 4 automjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë. Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Drenie, bashkia Patos, zjarri është riaktivizuar në thellësi të pyllit. Në operacion janë përfshirë forcat zjarrfikëse dhe bashkiake, 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy avionë Air Tractor. Ndërhyrja po kryhet nga toka dhe ajri.

Krujë vijon puna në dy vatra. Në lagjen Abaze situata po monitorohet dhe nuk ka rrezik për banesat. Ndërsa në Krastë–Halil, ndërhyrja e dy helikopterëve në orët e para të mëngjesit ka ndihmuar në normalizimin e situatës. Forcat në terren vijojnë punën, ndërsa mbrojtja e banesave mbetet prioritet.

malin e Nëmerçkës, në bashkinë Përmet, operacioni vijon me forcat zjarrfikëse, strukturat bashkiake dhe 25 efektivë të Forcave të Armatosura. Vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Aktive mbetet edhe vatra në malin Dhëmbel, ku po ndërhyjnë forcat e MZSH-së Përmet.

Një tjetër operacion i rëndësishëm po zhvillohet në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, ku janë angazhuar 25 efektivë zjarrfikës, 20 forca të ADZM-së, 35 vullnetarë dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura. Forcat janë pozicionuar pranë banesave për mbrojtjen e komunitetit dhe reagimin ndaj çdo përkeqësimi të situatës.

Ndërkohë, në Vilëz të Kurbinit, zjarri i raportuar gjatë pasdites është shuar plotësisht.

AKMC dhe strukturat e mbrojtjes civile vijojnë koordinimin e operacioneve në terren deri në neutralizimin e plotë të të gjitha vatrave aktive.

Lexo edhe:

Zjarret në Shqipëri/ 25 vatra në 24 orë, 5 mbeten aktive

Zjarret në Shqipëri/ 8 vatra aktive në 5 qarqe, angazhohen helikopterë dhe avionë Air Tractor

Reklame