Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vijuar hetimet për dokumentimin e përgjegjësive të punonjësve të Policisë së Shtetit lidhur me ndërtimin pa leje të një objekti 5-katësh në Himarë, i cili u shemb nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Pas konstatimit të objektit, Policia e Shtetit kreu veprimet e para procedurale dhe arrestoi në flagrancë poseduesin e ndërtesës.

Reklame

Por hetimi i AMP-së është zgjeruar edhe te strukturat policore që kishin përgjegjësi për kontrollin dhe reagimin ndaj situatës.

Sipas AMP-së, nga veprimet hetimore të kryera deri tani rezulton se në rast është përfshirë zinxhiri komandues i Komisariatit të Policisë Himarë.

Në total, katër punonjës të Policisë së Shtetit po procedohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Punonjësit e përfshirë janë:

  • Emiljano Prenga, ish-Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, aktualisht me detyrë në Komisariatin e Policisë Divjakë – i ndaluar.
  • Klodian Petani, ish-Specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, aktualisht me detyrë në Komisariatin e Policisë Vlorë – i ndaluar.
  • Ferit Merkaj, ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, aktualisht Shef i Seksionit të Trafiqeve në DVP Vlorë – i shpallur në kërkim.
  • Redin Çaushaj, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë – i shpallur në kërkim.

AMP bën të ditur se, gjatë vijimit të procedurave, dy prej punonjësve të shpallur në kërkim janë paraqitur dhe janë ndaluar me iniciativë.

Ndërkohë, dy punonjësit e tjerë nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe, pavarësisht njoftimeve, nuk janë paraqitur pranë strukturave përkatëse. Për ta janë kryer procedurat për shpalljen në kërkim.

Hetimi i AMP-së vijon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore lidhur me ndërtimin pa leje të objektit 5-katësh në Himarë.

Lexo edhe:

Objekti 5-katësh pa leje, Hita pezullon gjithë zinxhirin komandues të Policisë Himarë (EMRAT)

Tavo shkrin për herë të dytë IMT-në e Himarës: “Do t’i kërkojmë IKMT-së të marrë territorin nën juridiksion”

Reklame