Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në zonën e Përparimit.

Sipas informacioneve paraprake, një kamionçinë është përplasur me një autobus, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja mjetet.

Reklame

Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion lidhur me dinamikën e përplasjes dhe gjendjen e personave që ndodheshin në mjetet e përfshira.

Lexo edhe:

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë, “Audi” del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 38-vjeçari nga Kosova

Reklame