Një punonjës i Policisë Bashkiake në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka goditur me grusht eprorin e tij gjatë një konflikti në ambientet e institucionit.

Në pranga është vënë 31-vjeçari Adi Hazizi, i cili dyshohet se ka goditur shefin e Sektorit të Mbikëqyrjes së Territorit në Policinë Bashkiake, Skënder Delija.

Reklame

Sipas informacioneve paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur pas vendimit për lëvizjen e Hazizit nga një sektor në një tjetër.

Pas njoftimit për transferimin, 31-vjeçari ka shkuar në zyrën e eprorit të tij, ku fillimisht ka pasur një debat verbal.

Situata më pas dyshohet se ka agravuar dhe Hazizi e ka goditur me grusht eprorin e tij.

Nga ana tjetër, Skënder Delija ka pretenduar se dhuna ndaj tij ka ndodhur për shkak të detyrës, pasi ai i kishte komunikuar vartësit vendimin e marrë nga eprorët për transferimin e tij në një sektor tjetër.

Policia ka ndërhyrë pas incidentit dhe ka bërë arrestimin e 31-vjeçarit.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Lexo edhe:

HETIMET/ Në 4 vite, 2.4 milionë euro nga Bashkia Tiranë! “One Albania” dhe “Gogel” nën lupën e SPAK

Bashkia Tiranë i jep 600,000€ për 7 ditë Nikolla Çaçit

Reklame