Policia Kufitare e Sarandës ka vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të masave për garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit turistik.

Gjatë patrullimeve në Gjirin e Sarandës, shërbimet e Policisë konstatuan një mjet lundrues tip Jet Ski që kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku po laheshin pushuesit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.

Reklame

Një shkelje e ngjashme u evidentua edhe në Gjirin e Ksamilit, ku një tjetër Jet Ski u kap duke lundruar në kundërshtim me rregullat, brenda zonës së rezervuar për pushuesit.

Pas konstatimit të shkeljeve, të dy mjetet lundruese u shoqëruan dhe u bllokuan në Portin e Sarandës.

Ndërkohë, ndaj poseduesve të tyre, shtetasve me iniciale R. A. dhe R. P., u vendosën masa administrative me vlerë 500.000 lekë të rinj secilit, për shkelje të rregullave të lundrimit dhe cenim të perimetrit të sigurisë.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë rregullat e lundrimit dhe perimetrat e sigurisë të vendosur përgjatë plazheve.

Autoritetet theksojnë se hyrja me Jet Ski ose mjete të tjera lundruese në zonat ku lahen pushuesit përbën rrezik serioz për jetën dhe do të ndëshkohet sipas ligjit.

Kontrollet përgjatë bregdetit do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik, me fokus parandalimin e incidenteve dhe garantimin e sigurisë në plazhe.

Jet Ski rrezikoi pushuesit në Velipojë, Policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin me 100 mijë lekë

Jet Ski futet mes pushuesve në Karaburun, Policia e bllokon dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

Reklame