Gjatë protestës së 35-të para Kryeministrisë në Tiranë, protestuesit kanë sjellë një tortë simbolike me një mesazh të shkruar, duke e kthyer momentin në një akt ironik proteste.

Në tortë lexohej mesazhi: “Populli të uron të japësh dorëheqjen, merr edhe Saliun me vete”, një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve dhe është komentuar gjatë tubimit.

Reklame

Protestuesit e kanë përdorur simbolikën e tortës si formë proteste dhe shprehjeje pakënaqësie ndaj klasës politike, ndërsa tubimi ka vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim politik.

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e 35-të radhazi, është shoqëruar edhe me pjesëmarrjen e qytetarëve nga diaspora, që i janë bashkuar tubimit në kryeqytet.

Reklame