Erjon Llapushi, i dënuar me 17 vite burg për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku në vitin 2021, ka reaguar me një deklaratë publike, ku kundërshton cilësimin juridik të ngjarjes dhe kërkon rivlerësimin e çështjes mbi bazën e provave dhe standardeve ligjore.

Deklarata është bërë publike përmes familjarëve të tij dhe i është përcjellë gazetares Anila Hoxha.

Reklame

Sipas Llapushit, ai nuk mohon tragjedinë dhe dhimbjen e familjes së viktimës, por pretendon se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të vrarë Gazment Kurmakun.”Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi. Nuk kam pasur armë, plan, konflikt të mëparshëm apo qëllim për të vrarë. Si mund të quhet vrasje me dashje një goditje e vetme me grusht?”, shprehet ai në deklaratë.

Ngjarja ndodhi në vitin 2021, ndërsa Gjykata e Apelit e dënoi Llapushin me 17 vite burg për veprën penale “vrasje me dashje”.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 20 vite burg, duke e cilësuar ngjarjen si vrasje me dashje, ndërsa Apeli vendosi dënimin me 17 vite heqje lirie.

Në deklaratën e tij, Llapushi kërkon që rasti të rishikohet duke u mbështetur, sipas tij, në provat e administruara dhe në standardet ligjore që lidhen me cilësimin e veprës penale.

Reklame