Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixho, për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës të këtij të fundit.

Sipas raportimeve, dy avokatët e Piro Xhixhos nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit pasi ndodheshin në një proces tjetër gjyqësor paralel, ku po përfaqësojnë Jamarbër Malltezi.

Reklame

Në seancën e sotme ishin të pranishme Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku. Procesi ndaj tyre po zhvillohet me procedurë të shkurtuar dhe pritej që gjatë kësaj seance të paraqiteshin konkluzionet përfundimtare.

Për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore për njërin prej të pandehurve, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës, duke e ricaktuar atë për datën 15 qershor.

Në seancën e ardhshme pritet vijimi i procedurave gjyqësore dhe paraqitja e konkluzioneve përfundimtare për të pandehurit në këtë proces.

Reklame