Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në rrugën e re drejt Darëzezës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe më pas është përmbysur në kanalin anësor, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të mjetit.
Reklame
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policia e Shtetit dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupit nga automjeti, i cili raportohet të jetë dëmtuar rëndë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit fatal.
Reklame














