Rreth orës 19:20, nga sektori i MC në prefekturë u mor informacioni për humbjen e dy turistëve suedezë, nënë e bir (61 dhe 23 vjeç), në zonën e Llogarasë, me koordinatat 40°12’10.3″N 19°32’33.8″E.
Menjëherë u bë koordinimi mes strukturave të ADZM dhe Drejtorisë Vendore të Policisë, dhe një grup kërkimi u nis drejt zonës.

Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 23:30, turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas sigurimit të ujit dhe veshjeve të ngrohta, ata po shoqërohen nga grupi i kërkimit në drejtim të Llogarasë.

Reklame

Reklame