Deputeti i opozitës, Saimir Korreshi, ka publikuar një video-mesazh ku akuzon administrimin e pronave në Bashkinë Kolonjë, duke iu drejtuar me tone ironike ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
Në videon e publikuar, Korreshi shfaq dokumente që sipas tij dëshmojnë regjistrimin e pronave që prej vitit 2010, duke kundërshtuar deklaratat publike për mungesë dokumentacioni apo problematika në pronësinë e tokave.
Deputeti e ka shoqëruar mesazhin me ironi të fortë politike, duke përmendur edhe çështje të tjera si infrastruktura dhe menaxhimi i fondeve publike, ndërsa ka kritikuar gjithashtu fenomenin e patronazhit politik.
Në një pjesë të videos, Korreshi shfaq edhe dokumente që pretendon se lidhen me pronat e Bashkisë Kolonjë, ndërsa e mbyll reagimin me një gjuhë të drejtpërdrejtë ironike dhe referenca për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, përfshirë domatet.
Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka gjeneruar diskutime politike mbi menaxhimin e pronave dhe transparencën institucionale.
Video e plotë:
Karakaç, erdha prapë unë. Shiko, te shtylla jote, të çoj selam. Edhe pse denoncove s’e ke bërë ti. Tani, meqë ti ishe hyrë në ca andrralla bukuroshe, unë po të them që ato që nxorre ti sot, urdhëro po i ke listën e pronave të Bashkisë Kolonjë, ish-komunës Kolonjë. Urdhëro, i ke. Shikoje njëçikë datën këtu? Tre protokolli, datë 07.01. 2010. Karakaç, unë nuk kam qenë në punë atëherë unë, por prapë vazhduan regjistrimet. Urdhëro Karakaç. Dhe tani për të gjithë ata që thoshin, nuk paska prona, pooo! Urdhëro Karakaçi! Ja ku ke, titulli i pronësisë, deri në fund. Po dëgjo, që të kesh ti mundësinë me e vizitu’, shiko çfarë do të bëjë shoku jot, që ta jap këtë ty. E shikon këtë ti? Ja, ta ngul këtu në dru këtë! Ta ngul shoku jot në dru! Opa! Si do thoshte? Po nuk ngulet gozhda kështu, more Karakaç. Karafil, karafil! Kape një çikë, kap! Ja ku i ke! Karakaç! O Karakaç! Kur ne regjistronim pronat e hallixhinjve, ti regjistron pronat e Palasës. Ne as nuk ndërtojmë ura që s’i gjejnë atje, as tunele, Karakaç. Edhe dritat, nuk i shesim telin e bakrit me alumin, aluminin për bakër. Shikoji njëçikë ato vaporet që s’punojnë, o Karakaç, se je ministër tani. Unë e di që je me letra. Po thuaji shefave të tu që të kanë bërë letrat dhe atyre të tjerët. Mos u mundo shumë! Se ja ku i ke pronat, unë po t’i lë këtu që t’i shikosh kur të vish, t’ia japësh atyre patronazhistëve të tu. Se nuk ka urista, ka patronazhista. Ata patronazhistët, ja ku i kanë këtu. Ta lexojnë dhe ligjin e ri, se janë me shkollë të lartë ata. 2020-ën. Mos t’ia heqim pronën njerëzve, o të bekuar! Se ja ku i kanë pronat të shkretat ata. I kanë këtu. Edhe një llaf dhe portaleve. Ju dua kaq shumë, po kaq shumë. Na pyesni edhe ne fshatarëve të shkretë se ju japim xhevap. Unë kurrë s’e kam mbyllur telefonin. E kam 23 vite me këtë numër telefoni. Dhe ju them, është Karakaçllik ajo që i ka dalë, o miq, është Karakaçllik. Po kape shtyllën, ja! Sifoni ju nuk është prej druri. I ngulëm pronat këtu. O, t’i gëzosh, Karakaç! Këtu i ke. Hajde, merri! Karakaçio! Meqë foton ma kishe nxjerrë bukur, me sallator, atje te pronat, edhe unë ta kam gjetur një, a të keqen. I kam dhënë dhe një çikë kolorit dhe t’i hani gëzuar, se vajti 5 mijë lekë kilja e domates. Ja kaloi frutave, ja kaloi ananasit! O Karakaç! Ja po t’i lë vëlla këtu. Kur të vish të ndërrosh shtyllën rrezik jete, të marrësh letrat t’i japësh pronat njerëzve, merri selam dhe këto domatet t’i kesh.















