Pas disa orësh kërkimesh, policia ka arrestuar në Sarandë autorin e ngjarjes së ndodhur paraditen e së mërkurës, ku u plagos me thikë 42-vjeçari Olsi Muçodemi.

I arrestuari është Ylber Hamzaj, 45 vjeç, me origjinë nga zona e Kryemadhit në Kukës.

Reklame

Sipas të dhënave paraprake, pas konfliktit ku dyshohet se ka goditur me mjet prerës viktimën duke i shkaktuar plagë në gjoks dhe dorë, ai është larguar nga vendngjarja për t’i shpëtuar policisë.

Forcat e rendit, përmes analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë në lokalet pranë vendit të ngjarjes, kanë mundur të identifikojnë dhe lokalizojnë autorin, duke e arrestuar në zonën e Qafë të Gjashtës.

Në momentin e kapjes, 45-vjeçari dyshohet se ishte në gjendje të dehur.

Sipas burimeve, ai kishte vetëm pak ditë që ndodhej në Sarandë, ku kishte ardhur për punë.

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti mes dy personave ka qenë i çastit, pa njohje të mëparshme mes tyre, i nisur për motive banale.

Reklame