Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për mjekun Nikollaq Nunka, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje brenda ambienteve spitalore.

Sipas raportimeve, gjykata ka marrë në konsideratë natyrën e veprës penale për të cilën akuzohet 72-vjeçari, si edhe moshën e tij, duke vendosur që ai të hetohet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Reklame

Çështja lidhet me një kallëzim të bërë nga një e re, e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mjeku gjatë kohës që ndodhej në ambientet e shërbimit spitalor.

Hetimet për rastin vijojnë nga organet kompetente.

Reklame