Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar sërish mbi marrëdhëniet mes SHBA dhe Italisë, duke shprehur pakënaqësi për rolin e Romës në momente të caktuara ndërkombëtare.

Në një intervistë për të përditshmen italiane Corriere della Sera, Trump deklaroi se Italia “nuk ka qenë aty kur SHBA kishte nevojë”, duke theksuar se Uashingtoni ka qenë gjithmonë në mbështetje të saj.

Reklame

“Italia nuk ishte aty kur ne kishim nevojë. Dhe unë kam qenë gjithmonë aty për Italinë, dhe kështu ka qenë edhe vendi im”, u shpreh ai.

Deklaratat vijnë një ditë pas vizitës në Romë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe kanë ringjallur diskutimet mbi raportet diplomatike mes dy vendeve aleate.

I pyetur nëse Italia mund të kontribuonte me minahedhës pas armëpushimit në Iran, Trump përsëriti sërish qëndrimin e tij kritik, duke theksuar se Roma nuk ka qenë gjithmonë në nivelin e pritshmërive të SHBA.

Reklame