Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot koalicionin për zgjedhjet e 7 qershorit me Partia Guxo, Alternativa dhe PSHDK.

Mësohet se marrëveshja është nënshkruar gjatë ditës së sotme, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit mes forcave politike që aktualisht përbëjnë shumicën parlamentare në Kosovë.

Reklame

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Partia Guxo deklaroi se ky koalicion synon të ofrojë stabilitet dhe një qeverisje të përgjegjshme, që në qendër të çdo vendimi ka qytetarin e Kosovës.

Reklame